Sht. Jan 24th, 2026

Një i lënduar nga protesta e PD-së, në Tiranë

Një person është dërguar me ambulancë për trajtim mjekësor, pasi ka mbetur i lënduar në protestën e opozitës para Kryeministrisë në Shqipëri.

I lënduar është mbajtur në krah nga një personel mjekësor dhe një i njohur dhe u shoqërua në ambulancë, shkruan A2 CNN. Është e paqartë nëse ka mbetur i lënduar nga gazi lotsjellës i hedhur nga policia, apo ka pësuar ndonjë dëmtim tjetër.

Forcat e rendit hodhën gaz lotsjellës dhe ujë pasi protestues lëshuan bomba molotov dhe fishekzjarrë drejt godinës së Kryeministrisë, sapo kryetari i PD, Sali Berisha, përfundoi fjalën e tij.

Menjëherë protestuesit u shpërndanë, ndërsa Berisha raportohet se u largua me makinë drejt selisë së PD.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *