Sht. Jan 24th, 2026

Manipulimi me vota, Korenica mesazh Hamzës: Nëse nuk ndodhin dorëheqjet, nuk justifikohesh dot

Visar Korenica, ish-kandidat për deputet i PDK-së në zgjedhjet e 28 dhjetorit, ka komentuar një deklaratë të Bedri Hamzës, kryetar i PDK-së, i cili shprehu një qëndrim parimor kundër manipulimeve me vota, duke theksuar se dorëheqja e deputetëve që u shtuan votat është “akt moral”.

Korenica, të cilit iu shtuan votat pas rinumërimit, e ka vlerësuar këtë qëndrim, megjithatë ka pasur një porosi për Hamzën.

Sipas Korenicës, që u ngrit për tre pozita në listë pas rinumërimit, nëse nuk ndodhin dorëheqjet, atëherë nuk ka justifikim.

“Kjo deklaratë e kryetarit të PDK-së, megjithëse e drejtë dhe parimore, nëse nuk konkretizohet me dorëheqjen nga mandati të deputetëve që e kanë fituar atë edhe përmes votave të vjedhura, do t’i shkaktojë dëm të madh vetë PDK-së.

Nuk mund të dalësh me një deklaratë kaq të fortë dhe pastaj, kur ato dorëheqje nuk ndodhin, të thuash se “nuk deshën ata të japin dorëheqje”. Ndoshta edhe mundesh, por pastaj nuk justifikohesh dot” – ka shkruar ai, ndër të tjera.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *