Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Prizren,
Një operacion i gjerë policor është zhvilluar në Prizren, ku janë ndaluar 109 persona nën dyshimin për manipulim gjatë numërimit të votave në Qendrën Komunale të Numërimit (QKN).
Të dyshuarit po hetohen kryesisht për veprën penale “Falsifikim i rezultateve të votimit”, ndërsa një person është trajtuar edhe për “Kanosje”, vepra të dyshuara të kryera në periudhën 29.12.2025 deri më 02.01.2026.
Aksioni është realizuar më 23.01.2026, nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), përkatësisht Njësia Rajonale në Prizren, me asistimin e njësive tjera policore, në bazë të autorizimit të Prokurorisë Themelore në Prizren.
Sipas të dhënave, në kuadër të plan-operacionit “Manipulimi” janë angazhuar 103 hetues, 25 zyrtarë policorë të uniformuar dhe 6 operatorë të NJSO-së, ndërsa si prova janë sekuestruar 108 telefona mobil.
Pas intervistimit në prezencë të avokatëve, me vendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim dhe priten veprime të tjera.
Më poshtë mund të gjeni listën me emra:
Granit Paqarizi, Burim Poniku, Egzona Elshani, Drilon Berisha, Arbnore Maksuti, Hasan Kryeziu, Jetmir Hajdari, Ali Likaj, Edita Krasniqi, Burim Qollopeku, Demet Kaçka, Merita Shehu, Afrim Gashi, Bashkim Xhabali, Vjollca Nikollbinaj-Kuzhnini, Ercin Kervan, Elma Thaqi, Arta Shishko, Votim Gjugja, Fitore Bahtjari, Arlinda Osmanollaj, Nuri Luboteni, Ensar Geshtenja, Erma Shkurti, Taulant Skoro, Alket Vorfi, Blerta Bislimaj, Ramiz Uka, Art Ukaj, Alban Xhemaj, Rufan Llutfiu, Sadrija Dili, Gjevdet Shemsedini, Qendrim Islami Look, Arian Osmani, Ilknur Haci, Durim Shala, Elison Muqaj, Cengiz Subi, Rashim Dzaferi, Edona Gashi, Lot Kyqyku, Senada Bajrami, Sanel Alija, Sumea Thaqi, Samir Selmani, Arjeta Shehu, Muhamed Jakupi, Flandra Bytyqi, Astrit Ajgeraj, Nashide Gashi, Vildan Basha, Mentor Ponik, Bestar Salla, Sabrije Bytyqi, Vehbi Berisha, Hajrie Papaj, Bekim Basha, Gani Germizaj, Aulon Krasniqi, Edis Sylejmani, Edin Ramani, Berat Seferçaj, Flutura Ramadani, Milaim Sajranaj, Fatime Dadale, Samir Hamzaj, Sead Maksuti, Burim Krasniqi, Olta Shehu, Fejsall Shemsedini, Alaudin Demiri, Kushtrim Krasniqi, Pren Qollaku, Agon Daka, Labinot Memaj, Elsa Paqarizi, Samel Birdaini, Bekim Berisha, Hajrie Kryeziu-Dara, Urim Arifaj, Varis Jorganxhi, Ardit Vehapi, Jeton Krasniqi, Elhan Tafili, Arben Kamberaj, Arlind Gashi, Dreni Ukaj,Lulzim Gashi, Hasan Paqarizi, Egzona Kryeziu, Arza Hasani.
Në cilësi të dëshmitarëve janë intervistuar në këtë rast S. Vebic dhe E. Musliu, shkruan Sinjali.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

