Avokati Gent Gjini, që ka kliente një nga të arrestuarat në cilësinë e komisioneres së partisë Vetëvendosje në zgjedhjet e 28 dhjetorit, thotë se klientja e tij ‘ka nënshkruar dokument të cilin nuk e ka kuptuar’.
“Klientja ka thënë se gjatë intervistimit, ajo thekson që unë kam nënshkruar dokument por nuk e kam ditë se cka po nënshkruaj” – tha avokati Gjini në një lidhje të drejtpëdrejtë me televizionin 7.
“Ajo kur është kthyer procesi i fletëvotimeve, ka parë që deri aty procesi ka vijuar i rregullt, nuk ka pasë dyshim që dikush ka intereferuar, por ne e kemi parë tek pas dy javësh që ka vjedhje industrial të votave.
Kjo komisionerja e partisë së Vetëvendosjes, ka rënë pre e dallavereve, është e pafajshme” – ka thënë avokati

