Pre. Jan 23rd, 2026

U raportua në media arrestimi i një komisionieri të NDS-së, reagon Emilija Redzepi: Po sulmohem politikisht

Policia e Kosovës bashkë me Prokurorinë Themelore në Prizren është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave.

Në mesin e shumë të arrestuarve dhe të dyshuarve, është edhe një komisionier i partisë boshnjake NDS.

Indeksonline ka kontaktuar Emilija Redzepin e cila ka thënë se sulmet orkestrale ndaj saj në media janë të qëllimshme.

“Prej qindra personave të dyshuar e të arrestuar, në media sot po lakohet me titull që është arrestuar një komisioner i imi. Ky është sulm i qëllimshëm për të më dëmtuar mua. Përgjegjësia është individuale dhe secili person mbanë përgjegjësi për veprimet e tij. Avokatët duhet me respektu etikën e punës dhe nuk duhet të më targetojnë mua në media. E turpshme se si krejt mediat kanë humbur profesionalizmin dhe kanë vendosur foton time në ballinat e tyre. Pse nuk publikohen lajmet për arrestimin e komisionerëve të PDK-së ku vjedhja e votave kap shifrën me mijëra sosh” ka thënë Emilija Redzep

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *