Enj. Jan 22nd, 2026

Operacioni “Bregdeti”/ Organet e rendit japin detaje të reja për konfiskimin e mbi 76 kg mariuhanë

Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë Prishtinë, edhe të njësive të tjera mbështetëse, pas zhvillimit të hetimeve disamujore, si dhe përmes zbatimit të masave të veçanta hetimore, në lidhje me rastin e koduar “Bregdeti” më 21.01.2026 rreth orës 23:00 afër pikëkalimit kufitar në Merdar është ndaluar i dyshuari H. S. i cili ishte duke e drejtuar një kamion me targa vendore dhe gjatë kontrollit në kamion janë gjetur të fshehura 68 (gjashtëdhjetë e tetë) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë të përgjithshme 76 kilogramë e 800 gramë (shtatëdhjetë e gjashtë kilogramë e 800 gramë) .

Ndërkaq është realizuar edhe urdhër kontrolli i shtëpisë së të dyshuarit, në asistencë të njësisë së NJRSH-së dhe gjatë kontrollit janë gjetur:

• 1 (një) armë zjarri me 5 fishekë të kalibrit 9.9 mm,

• 2 (dy) vetura,

• 1 (një) kamion,

• 1 (një) telefon celular,

• para të gatshme 2950 (dy mijë e nëntëqind e pesëdhjetë) euro.

Në vazhdimësi të operacionit, më 22.01.2026, është realizuar bastisje edhe në dy lokacione, shtëpitë e dy të dyshuarve meshkuj kosovarë në fshatin Godishnjak – Podujevë dhe gjatë kontrollit të tyre janë gjetur:

• 4 paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë 4 kilogramë e 454 gramë (katër kilogramë e 454 gramë)

• 2 vetura

• 2 telefona celularë

• thasë najloni të zbrazur ngjyrë të zezë dhe ngjitës, që kanë shërbyer për paketimin narkotikëve.

Po ashtu është gjetur një armë zjarri me gaz e modelit Signasauser.

Me urdhër të prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve është lëshuar aktvendimi për ndalimin prej 48-orëve, ndërkaq prokurori i shtetit me kohë do të ndërmarr të gjitha veprimet e mëtutjeshme hetimore. Prokurori i shtetit dhe Policia e Kosovës, mbeten të përkushtuara në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme me qëllim ndriçimit të veprave penale dhe vendosjen e kryerësve të tyre para organeve kompetente, me qëllim të sigurimit të një mjedisi sa më të sigurtë për qytetarët e Republikës së Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *