Enj. Jan 22nd, 2026

KFOR-i dhe Policia e Kosovës realizojnë ushtrimin e përbashkët “Për komandimin e incidentit”

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me ushtarë nga Batalioni Manovrues i Komandës Rajonale–Lindje të misionit të udhëhequr nga KFOR/NATO, ka realizuar një ushtrim të përbashkët të quajtur “Ushtrim i përbashkët për komandimin e incidentit’ “Incident Command Walkthrough”.

Në njoftimin për media thuhet se qëllimi ishte që përmes këtij aktiviteti të bëhet ushtrimi i procedurave standarde të operimit, mekanizmave të komandimit, kontrollit si dhe metodave të koordinuara të reagimit, duke siguruar një nivel të lartë të gatishmërisë operacionale dhe një përgjigje efektive ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë.

“Angazhimet e tilla të përbashkëta pasqyrojnë profesionalizmin, koordinimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm ndërmjet Policisë së Kosovës dhe KFOR-it, në funksion të përmbushjes së misionit për garantimin e një mjedisi të sigurt dhe stabil për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.Policia e Kosovës vlerëson angazhimin e të gjithë mbështetësve të saj të cilët kontribuojnë në avancimin sa më profesional të PK-së”, thuhet në njoftim.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *