Enj. Jan 22nd, 2026

Abdixhiku: Përfshirja e Kosovës në “Bordin e Paqes” është moment historik

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vlerësuar si moment që tejkalon lajmet ditore përfshirjen e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas Abdixhikut, prania e Kosovës në tryezat ku diskutohet paqja globale është dëshmi e suksesit të shtetit dhe njëkohësisht përgjegjësi për rolin e saj si shtet i ri.

Ai theksoi se Kosova nuk shihet më vetëm si përfituese e paqes, por edhe si kontribuuese në ndërtimin e saj.

Ky është postimi i plotë i tij:

Përfshirja e Kosovës në një iniciativë ndërkombëtare për paqen, të udhëhequr nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është një moment që tejkalon secilin lajm ditor.

Për një shtet që ka kaluar nga lufta në liri, falë edhe ndërhyrjes ndërkombëtare, prania në tryezat ku diskutohet paqja globale është edhe dëshmi, edhe përgjegjësi. Dëshmi e suksesit tonë, përgjegjësi për rolin tonë prej shtetit të ri. Është shenjë se Kosova nuk shihet vetëm si përfituese e paqes, por edhe si pjesë e saj.

Në një botë gjithnjë e më fragjile, çdo hap i përbashkët me SHBA-të është hap që forcon sigurinë tonë kombëtare, thellon aleancat tona strategjike dhe e vendos Kosovën aty ku i takon; në anën e paqes dhe aleancave të drejta.

Lidhja Demokratike e Kosovës e mbështet këtë hap të madh drejt një kapitullin e ri dhe i gëzohet këtij fakti historik. Sepse sukseset e Kosovës janë arritje kombëtare para së cilave e me të cilat mburremi të gjithë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *