Enj. Jan 22nd, 2026

SHBA-ja dhuron skanerë për Doganën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar një skaner të avancuar për Doganën e Kosovës, i cili do të vendoset në pikën kufitare në Merdare.

Ky mjet do të mundësojë lehtësimin e tregtisë së mallrave dhe verifikimin e kamionëve, mauneve dhe veturave që mund të jenë të dyshuara për kontrabandë ose veprimtari të tjera të kundërligjshme.

Në ceremoninë e pranimit morën pjesë drejtori i Doganës, Agron Llugaliu, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së, Anu Prattipati, si dhe ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati.

Vendosja e skanerit pritet të përshpejtojë procedurat doganore dhe të përmirësojë sigurinë në pikat kufitare të Kosovës, duke rritur kapacitetet për kontrollin e mallrave dhe automjeteve që kalojnë kufirin.

“Një pajisje e tillë është tepër e nevojshme dhe zgjidh edhe problemin që është paraqit së fundmi sa i përket sigurisë në pikat kufitare, në hyrje daljen e mallrave sidomos në hyrje, dhe kjo po besoj do të përshpejtoj, do të jetësoj qarkullimin e mallrave dhe në të njëjtën kohë duke siguruar që ka integritet edhe procesi i verifikimit të mallrave dhe sigurisë së përgjithshme. Është mirë që jemi këtu. Faleminderit ë gjitha palëve”, tha Murati.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *