Një shtetas turk është arrestuar në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë. Sipas policisë i dyshuari është arrestuar pasi që dyshohet se kishte kërcënuar një person.
“Lagjja ‘Bregu i Diellit’, Prishtinë / 20.01.2026 – 18:11. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është kanosur nga i dyshuari mashkull turk. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

