Pre. Jan 16th, 2026

I sulmuan policët, arrestohen katër persona në Malishevë

Katër persona të dyshuar, meshkuj kosovarë, janë arrestuar mbrëmjen e së enjtes në Malishevë, nën dyshimin se kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Si pasojë e sulmit, dy zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor. Gjendja e tyre shëndetësore raportohet të jetë stabile.

Me vendim të prokurorit kompetent, pas intervistimit nga organet e rendit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po hetohet nga autoritetet përkatëse.

“Malishevë 15.01.2026-20:00. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që të njëjtit i kanë sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë. Si pasojë e lëndimeve të mara dy zyrtarët policorë kanë pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit të dyshuarit pas intervistimit dërgohen në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *