Enj. Jan 15th, 2026

Vrasja e Martin Çeços/ Apeli i Tiranës liron tre autorët e dyshuar! Ende në qeli Martina Pajollari

Konfirmohet se tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij, Edlir Mollaj dhe çobani Bleti Angjo, janë liruar nga Gjykata e Apelit pasi kjo e fundit ka konstatuar humbjen e fuqisë së paraburgimit të caktuar, më 20.06.2022, për shkak të tejkalimit të afatit të qëndrimit maksimal.

Rikujtojmë se 26-vjeçari Martin Çeço u vra dhe më pas u hodh në rezervuarin e fshatit Kolanec të Maliqit në qershor të vitit 2022.

Të tretë ata u arrestuan pas dëshmisë së Tina Pajollarit, e cila vijon të jetë në burg lidhur me ngjarjen. Kjo e fundit u arrestua më vonë, pasi dyshohet se ka qenë e pranishme në momentin e vrasjes.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *