Mar. Jan 13th, 2026

Dy serb dhe një shqiptar të plagosur në Deçan, arrestohet autori

Gjatë mbrëmjes, në Deçan është raportuar për të shtëna me armë zjarri.

Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në një lokal në Deçan rreth orës 00:18 minuta.

”Në orët e para të mëngjesit rreth orës 00:18, policia e deçanit është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në një lokal. Lidhur me këtë njesitet kanë dal menjëherë në vend të ngjarjes dhe kanë vrejtur tre përsona të plagosur, një i komunitetit shqiptar e dy sërb”, ka thënë fillimisht Fadil Gashi.

Më tutje Gashi thotë të njëjtit janë dërguar në QMF dhe pastaj në Emergjencës e Spitalit të Pejës.

Lidhur me këtë rast një person i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë kompetente për të sqaruar rrethanat e ngjarje, ndërsa janë sekuestruar 1 armë, 1 karikator me 9 fishekë”, tha Gashi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *