Sht. Jan 10th, 2026

Familjet e policëve të rënë në detyrë mbeten pa pagesë, Sindikata paralajmëron urgjencë

Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj të thellë lidhur me mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.

NJOFTIMI I PLOTE:

REAGIM NGA SINDIKATA E POLICISË SË KOSOVËS

Sindikata e Policisë së Kosovës shpreh shqetësimin e saj të thellë lidhur me mos-pagesën e familjeve të policëve të rënë gjatë kryerjes së detyrës për muajin dhjetor.
Edhe pse nga Drejtoria e Financave është bërë kërkesa zyrtare për ndarjen e mjeteve financiare në vlerë prej 290,000 euro, deri më tani këto mjete nuk janë ekzekutuar nga Ministria e Financave. Si pasojë, familjet e policëve të rënë në detyrë, të cilët janë një kategori e shenjtë dhe e respektuar për vendin tonë, kanë mbetur pa pagesë edhe pas përmbylljes së vitit.
Kjo situatë është e papranueshme dhe e dhimbshme, duke marrë parasysh sakrificën sublime të këtyre familjeve, të cilat kanë dhënë bijtë dhe bijat e tyre për sigurinë e vendit tonë, ruajtjen e rendit publik dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Sindikata e Policisë së Kosovës u bën thirrje institucioneve përgjegjëse, në veçanti Ministrisë së Financave, që sa më parë të gjejnë zgjidhje dhe të realizojnë pagesat e mbetura, në mënyrë që të mos cenohet dinjiteti dhe mirëqenia e këtyre familjeve.
Sakrifica e policëve të rënë në detyrë nuk duhet dhe nuk guxon të harrohet.
Sindikata e Policisë së Kosovës.

KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *