Sht. Jan 10th, 2026

Vërshimet në Vushtrri, Idrizi: Situata është nën kontroll, nuk kemi raportime për rrezik serioz për qytetarët

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka njoftuar se situata nga vërshimet në këtë qytet aktualisht është nën kontroll dhe se nuk kanë raportime për rrezik serioz për qytetarët.

Idrizi ka bërë me dije se ndodhen në terren bashkë me ekipet e emergjencës, zjarrfikësit dhe policinë, duke monitoruar nga afër gjendjen.

Sipas tij, të gjitha ekipet janë të gatshëm për çdo ndërhyrje të nevojshme.

“Në këtë situatë, shprehim solidaritetin tonë të plotë me komunat e tjera të Kosovës që po përballen me gjendje më të rënduar, duke shpresuar që situata të stabilizohet sa më shpejt dhe dëmet të tejkalohen me sa më pak pasoja për qytetarët”, ka shkruar Idrizi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *