Hën. Jan 12th, 2026

Hysen Durmishi shkon në Drenas, sheh nga afër vendet e vërshuara nga uji

Ushtruesi i Detyrës së Ministrisë së Infrastrukturës, Hysen Durmishi ka arritur në Komunën e Drenasit.

Ai po vëzhgon nga afër vendet të cilat u vërshuan nga uji si pasojë e reshjeve të mëdha të shiut, e ku disa zona edhe u vënë shiriti e janë bërë të pakalueshme.

Komuna e Drenasit është një nga komunat e cila është prekur nga këto vërshime, e nga ku 20 familje veçse janë evakuuar nga shtëpitë e tyre.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *