Moti për Kosovë
Kjo javë nis me mot kryesisht të vranët, i shoqëruar herë pas here me riga shiu dhe fjolla bore.
Vranësirat do të jenë prezente gjatë gjithë javës, ndërsa reshjet do të jenë më të theksuara në disa zona.
Temperaturat minimale dhe maksimale do të mbeten mbi vlerat zero deri të mërkurën, me përjashtim të viseve malore, ku mund të paraqiten ngrica të dobëta.
Nga e enjtja pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave, të cilat do të zbresin dukshëm nën zero.
Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me intensitet mesatar, ndërsa lokalisht mund të jetë e fortë.
E hënë – Moti do të jetë kryesisht i vranët, me riga shiu. Temperaturat minimale 1–3° kurse ajo maksimale 7–10°C.
Moti per Shqiperi sipas SHMU
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme dhe lokalisht të vazhdueshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në zonën e veriperëndimit (qarku Shkodër) deri në orët e mesditës reshjet me intensitet mesatar deri të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Nga orët e pasdites deri ato të mbrëmjes vonë në qarqet Vlorë dhe Gjirokastër reshjet e shiut me intensitet deri të lartë në formën e shtrëngatave/rrebesheve. Në zonën e Alpeve dhe në relievet malore në lartësitë mbi 1500 metër në verilindje reshje dëbore me intensitet të ulët deri mesatar. Temperatura me e ulet 4 grade celcius ndersa me e larta 14 grade celcius.
💨 Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 12 m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 24m/s
🌊 Deti – Valëzimi forcës 4-6 ballë.

