Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash ka zhvilluar të premten një takim me diplomatë të Gjermanisë, Italisë, Francës, SHBA-së BE-së dhe Turqisë që janë me misione në Kosovë.
Kjo u bë e ditur me anë të një njoftimi të KFOR-it në facebook.
“Dje, Komandanti i misionit KFOR të udhëhequr nga NATO, Gjeneral Major Ozkan Ulutash, u takua me Ambasadorët e Gjermanisë, Italisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, Zëvendës Shefin e Misionit të Francës dhe të Ngarkuarin me Punë, zëvendës shefin e Ambasadës së SHBA-së nga Grupi QUINT, Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Zëvendës Shefin e Misionit të Turqisë në Shtabin e KFOR-it në Kampin Film City, në Prishtinë”.
Siç thuhet më tej në njoftim “takimi i dha Komandantit një mundësi të vlefshme për të përshkruar situatën e sigurisë në rajon”
Poashtu në të u theksua angazhimi i KFOR-it për të ruajtur një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë.
“Në këtë kontekst, Ulutash përgëzoi kontributet e gjata të të gjitha kombeve në misionin KFOR të udhëhequr nga NATO”.

