Hën. Dhj 1st, 2025

Përmbyllet afati, këto janë subjektet politike që do t’ia mësyjnë garës së 28 dhjetorit

Është përmbyllur afati për deklarim të koalicioneve dhe aplikim për certifikim të pjesëmarrjes në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Gjatë periudhës 24 nëntor – 30 nëntor 2025, gjithsej 23 subjekte politike, prej të cilave tri koalicione, 17 parti politike, dy iniciativa qytetare dhe një kandidat i pavarur, kanë plotësuar online formularin e certifikimit për pjesëmarrje në garën zgjedhore, ka bërë të ditur zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

SUBJEKTET POLITIKE APLIKUESE

Koalicionet:

Koalicioni “PAI – PDAK – LPB”, i përbërë nga 3 parti politike: Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB)”;

Koalicioni “Koalicija VAKAT”, i përbërë nga 3 parti politike: Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV); dhe

Koalicioni “Lëvizja VETËVENDOSJE!”, i përbërë nga 4 partitë politike: Lëvizja Vetëvendosje!, Guxo, Alternativa dhe Partia Shqiptare Demokristiane (PSHDK).

Partitë politike: LIDHJA DEMOKRATIKE E

KOSOVËS – LDK; PARTIA DEMOKRATIKE E KOSOVËS – PDK: Kosovaki Nevi Romani Partia; JEDINSTVENA GORANSKA PARTIJA; Za Slobodu Pravdu i Opstanak; KOSOVA DEMOKRATIK TÜRK PARTISI; PARTIA LIBERALE EGJIPTIANE; PARTIA ROME E BASHKUAR E KOSOVËS; SOCIALDEMOKRATSKA UNIJA – SDU; LISTA SERBE; INICIATIVA E RE DEMOKRATIKE E KOSOVËS; FJALA; NOVA DEMOKRATSKA STRANKA – NDS; LËVIZJA PËRPARIMTARE E ROMËVE TË KOSOVËS (LPRK); ALEANCA PËR ARDHMËRINË E KOSOVËS (AAK); KOSOVSKI SAVEZ; NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA.

Iniciativat qytetare: PËR SOCIALDEMOKRATËT E ASHKALINJËVE; INICIATIVA QYTETARE PËR KOSOVË.

Kandidatët e pavarur: NEDŹMIDIN SEJDILAR.

Deri më 7 dhjetor 2025, këto subjekte politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetareve dhe kandidatët e pavarur) që kanë aplikuar për certifikim deri në përfundim të afatit, duhet të dorëzojnë përmes platformës listën e tyre me emrat e kandidatëve për deputetë të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *