Mër. Kor 15th, 2026

Nënshkrimet do t’i nënshtrohen verifikimit

Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar nënshkrimet për thirrjen e kuvendit të LDK-së për shkarkimin e Lumir Abdixhikut.

Pas këtij zhvillimi ka reaguar, sekretari i LDK-së, Ilir Ferati.

Ai për njërën nga mediat e vendit ka thënë se do të krijohet një komision për verifikimin e nënshrkimeve dhe pastaj do të japen detaje për numrin e nënshkrimeve dhe hapat më tej.

“Kemi pranuar kërkesën e nënshkruesve dhe bashkëngjitur një kopje e nënshkrimeve. Numrin s’mund ta themi, sepse jemi në proces të verifikimit. Do të krijojmë një komision dhe do të verifikojmë. Pasi që të bëhet procesi i verifikimi preliminar, dalim ose unë ose kryetari me një mesazh”, ka thënë Ferati.

Postime të Ngjashme