Me 20 nëntor, zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, z. Fehmi Hoti, zhvilloi një takim zyrtar me atasheun për zbatimin e ligjit të FBI-së, z. Brendan Collins, atasheun e ICITAP-it nga Departamenti i Drejtësisë i SHBA-së, znj. Kimberly Riffe, si dhe asistent atasheun për zbatimin e ligjit, z. Eric Littlepage.
Ky takim ishte me rëndësi të veçantë, gjatë të cilit pjesëmarrësit u informuan fillimisht për situatën e sigurisë në Kosovë, punën dhe përpjekjet e policisë në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, bashkëpunimin dypalësh dhe zbatimin e projekteve të përbashkëta të lidhura me sigurinë.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Fehmi Hoti takoi atasheun e FBI-së Brendan Collins

