Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është deklaruar për ardhjen e mërgimtarëve në festat e fundvitit.
Ai ka drejtaur disa akuza për (mos) punën e Qeverisë Kurti.
“Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Të dashur mërgimtarë,
Vëllezër e motra,
Pushimet e ardhshme, që i bie të jenë për festat e fundvitit, përveç vizitave në familjet tuaja, do ta kemi një angazhim tjetër që pretendon ta kthejë Kosovën në binarët e normalitetit.
Ne duam që Kosova e ëndrrave tona të jetësohet. Ne duam që vlera e lirisë të respektohet dhe të nderohen partnerët ndërkombëtarë në secilin nivel të sigurisë e të zhvillimit.
Ne s’duam lëmoshë financiare prej 100 eurosh, që ministri e kryeministri t’ia vazhdojnë pushtetin vetes për një javë apo një muaj.
Ne duam angazhim institucional, që familjet tona ta ndjejnë dorën e shtetit.
Bisedoni e argumentoni mes vete, në familjet tuaja, dhe vendosni për të ardhmen.
Ne kurrë s’kemi qenë të ndarë mes vete në familje. Malli për njëri-tjetrin na ka gërryer shpirtin, për ta ndërtuar sigurinë dhe jetën e begatë në familjet tona, para e pas luftës.
Pastaj, dhatë për lirinë shumë, e bashkë e gëzuam rrugëtimin e ëndrrës që për të u sakrifikua shumë.
Pa njëri-tjetrin nuk e kemi familjen, nuk e nderojmë vendin dhe nuk e sigurojmë të ardhmen.
Mos e lejoni asnjë propagandë që e dëmton familjen.
Besnik ndaj atdheut dhe kombit.

