Pre. Nën 21st, 2025

Drenas – Fushë Kosovë: Dy të dyshuar arrestohen për import, eksport dhe prodhim të paautorizuar të armëve

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e dy personave në zonën Fushë Kosovë–Drenas, të cilët dyshohet se janë përfshirë në veprat penale: import, eksport, furnizim dhe prodhim i paautorizuar i armëve.

Rasti ka ndodhur më 20.11.2025, kur njësitë policore, pas informacioneve operative, kanë ndërmarrë veprime në dy lokacione të ndryshme, pronë e të dyshuarve. Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe konfiskuar si prova materiale:
një AK-47,
një pistoletë me gas,
një optikë për AK-47,
50 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm,
si dhe dy telefona celularë.

Të dyshuarit janë intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit të rastit, janë dërguar në mbajtje.

Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të aktivitetit të tyre

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *