Mar. Nën 18th, 2025

Presidentja pret Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Johann Wadephul

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, do të mbërrijë sot për vizitë zyrtare në Kosovë, në kuadër të turit të tij katërditor në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor.

Fillimisht ai do të zhvillojë një takim me presidenten e vendit Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit takimi do të zhvillohet rreth orës 13:55 minuta, ndërsa pas takimit do të ketë edhe konferencë për media.

‘’Në orën 13:55, presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul. Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit, ndërkaq më pas do të ketë edhe konferencë për media. Mediat e interesuara për ta përcjellë takimin, luten të jenë në presidencë në orën 13:30’’, thuhet në njoftim

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *