Pre. Nën 14th, 2025

Aksident i rëndë në Zajm të Klinës, 7 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot rreth orës 18:40 në magjistralen Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm të Klinës.

Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhënës polici për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ku ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë tre vetura, shkruan IndeksOnline.

Gashi njoftoj se si pasojë të aksidentit kanë mbetur të lënduar 7 persona, të cilët janë dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës për trajtim.

“Policia është njoftuar se rreth orës orës 18:40 për një aksident trafiku të ndodhur në magjistralen Pejë–Prishtinë, saktësisht në fshatin Zajm të Klinës.

Në aksident janë përfshirë tre vetura, ndërsa si pasojë e përplasjes shtatë persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë transportuar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

Njësitë kompetente të Policisë kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdojnë me hetimin e shkaqeve të aksidentit”, ka bërë të ditur Gashi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *