Pre. Nën 14th, 2025

Votimi me postë: KQZ-ja miraton mbi 7 mijë pako, refuzon mbi 2 mijë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se gjatë të premtes, në orën 10:00, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i vlerësimit të pakove me fletëvotime të ardhura nga votimi me postë jashtë vendit për rundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave.

Sipas KQZ-së, deri në këtë orar janë vlerësuar mbi 9,800 pako. Prej tyre, mbi 7,240 janë aprovuar, ndërsa rreth 2,570 janë refuzuar.

Arsyeja kryesore e refuzimit është mungesa e dëftesës së regjistrimit – dokumenti unik që votuesi i regjistruar jashtë Kosovës e merr nga KQZ-ja. Në 2,500 raste mungon pikërisht ky dokument.

Ndërkohë, më 11 dhe 12 nëntor, nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme janë tërhequr gjithsej 13,084 pako të supozuara me fletëvotime për rundin e dytë. Shumica e këtyre pakove tashmë kanë arritur në Kosovë.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *