Pre. Sht 4th, 2026

đŸŒ€ïž PARASHIKIMI I MOTIT PËR FUNDJAVË,📅 05 dhe 06 shtator 2026

đŸŒ€ïž PARASHIKIMI I MOTIT PËR VIKEND
📅 05 dhe 06 shtator 2026

Gjatë vikendit do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje. Temperaturat gjatë ditës do të mbeten të larta, ndërsa netët kanë filluar të freskohen gradualisht në raport me ditët e fundit, kur temperaturat e natës kanë qenë më të larta dhe netët më të ngrohta.

☀ E SHTUNË – 05.09.2026
Moti do të jetë kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, më të theksuara rreth viseve malore.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 9°C – 12°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 29°C – 34°C
💹 Era: Kryesisht e dobĂ«t, nga drejtime tĂ« ndryshueshme, me shpejtĂ«si 1–4 m/s.

☀ E DIEL – 06.09.2026
Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe me vranësira të pakta, sidomos rreth relievit malor. Nuk parashihen reshje.
đŸŒĄïž Temperaturat minimale: 10°C – 15°C
đŸŒĄïž Temperaturat maksimale: 28°C – 31°C
💹 Era: E dobĂ«t deri mesatare, kryesisht nga drejtimet veriore dhe verilindore, me shpejtĂ«si 1–5 m/s.
🌿 KUSHTET BIOMETEOROLOGJIKE

Kushtet biometeorologjike do të jenë kryesisht të mira dhe të favorshme. Temperaturat e larta gjatë ditës mund të shkaktojnë ngarkesë termike të lehtë, ndërsa freskimi i netëve do të sjellë kushte më të përshtatshme për pushim dhe gjumë.

đŸŒŸ KUSHTET AGROMETEOROLOGJIKE
Kushtet agrometeorologjike do të jenë kryesisht të favorshme për punët bujqësore, veçanërisht për vjeljen dhe pjekjen e kulturave.

💧 Mungesa e reshjeve dhe temperaturat e larta gjatĂ« ditĂ«s mund tĂ« rrisin nevojĂ«n pĂ«r ujitje te kulturat qĂ« ende ndodhen nĂ« fazat aktive tĂ« zhvillimit.
☀ INDEKSI UV
Indeksi UV do tĂ« jetĂ« kryesisht mesatar deri i lartĂ«, 5–6, me vlera mĂ« tĂ« larta gjatĂ« orĂ«ve tĂ« mesditĂ«s.
🧮 Rekomandohet mbrojtja nga ekspozimi i zgjatur ndaj rrezatimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« diellor

Postime të Ngjashme