Hën. Shk 9th, 2026

Zyrtare: Liria njofton largimin e Liridon Lecit

Screenshot

Klubi i Futbollit FC Liria ka njoftuar zyrtarisht përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin e ekipit të parë, Liridon Leci.

Përmes një komunikate për media, klubi ka shprehur mirënjohjen e tij për angazhimin, punën e palodhur dhe profesionalizmin që trajneri Leci ka treguar gjatë gjithë periudhës së tij në krye të skuadrës. Kontributi i tij në zhvillimin dhe menaxhimin e ekipit vlerësohet lart nga drejtuesit e klubit.

“FC Liria e falënderon trajnerin Liridon Leci për përkushtimin dhe korrektësinë e treguar dhe i uron suksese të shumta në të ardhmen, si në aspektin personal ashtu edhe në karrierën profesionale,” thuhet në njoftimin e klubit.

Nga FC Liria bëhet e ditur se në ditët në vijim do të ketë njoftime shtesë lidhur me hapat e mëtejshëm dhe drejtimin e ri të skuadrës./

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *