Hën. Shk 9th, 2026

Zyrtare: KQZ publikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve – ja sa përqind kanë marrë partitë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e 13-të në këtë vit të kryesuar nga kryesuesi, Kreshnik Radoniqi.

Në këtë mbledhje, KQZ mori vendim për certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të cilat janë mbajtur më 28 dhjetor 2025.

Lëvizja Vetëvendosje ka marur 51.10%, Partia Demokartike e Kosovës 20.19%, Lidhja Demokratike e Kosovës 13.24 dhe Aleanca për Ardhmëri të Kosovës 5.50.

Rezultatet u certifikuan për 24 subjektet politike dhe kandidatët e tyre.

Para certifikimit, kryesuesi Radoniqi njoftoi se PZAP dhe Gjykata Supreme kanë përfunduar me trajtimin e ankesave të parashtruara në këto institucione kundër rezultateve përfundimtare të shpallura nga KQZ më 31 janar 2026 dhe nuk ka ndryshime.

Kliko ketu per postimin e plote

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *