Mar. Mar 17th, 2026

Zvicra e frikësuar, Kosova po e merr një tjetër yll nga ‘Helvetikët’?!

Federata e Futbollit të Kosovës s’duhet të mendoj gjatë, një lojtar i madh po e pret ftesën e tyre.

Bëhet fjalë për Valmir Matoshi, mesfushori që luan te Thun në Zvicër dhe është shumë pranë titullit kampion këtë sezon, s

Matoshi ka qenë pjesë e grupmoshave te Zvicra, por ai ende nuk është ftuar nga ekipi i parë “Helvetik” dhe kjo ia mundëson atij ndryshimin e kombëtares.

Në mediumet e Zvicrës tashmë raportohet se Kosova ka gjasa “të vjedh” lojtarin në fjalë edhe pse ky i fundit gjatë një interviste të shkurtër për “20min” – tha se nuk është kontaktuar as nga Murat Yakin e as nga FFK-ja apo Franco Foda.

22-vjeçari gjatë këtij sezoni me Thun-in ka shënuar pesë gola dhe ka bërë katër asiste, duke treguar fomrë të jashtëzakonshme.

Futbollisti në fjalë do t’i kryente punë Kosovës në pozitën e mesfushës, ku për një kohë të gjatë, “Dardanët” çaluan më së shumti.

Kujtojmë që Kosova më 26 mars luan ndaj Sllovakisë, ndeshjen e vlefshme për play-offin e Kupës së Botës 2026

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *