Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) ka vendosur të zbatojë vendimin e Gjykatës Supreme, e cila shpalli të paligjshëm dhe shfuqizoi dy nene të Udhëzuesit për Liberalizimin e Tregut të Energjisë Elektrike.
Në mbledhjen e mbajtur të etjen, ZRRE theksoi se vendimi i Supremes ka karakter deklarativ dhe konstativ, dhe nuk krijon apo shfuqizon të drejta apo detyrime të reja për konsumatorët apo pjesëmarrësit në treg.
Ushtruesi i detyrës në Departamentin Ligjor në ZRRE, Ymeridin Misini, tha se Udhëzuesi i shfuqizuar, sipas gjykatës, nuk ka efekt retroaktiv dhe nuk ndikon në marrëdhëniet juridike të bazuara në legjislacionin aktual.
“Gjykata Supreme me aktgjykim ka bërë interpretim të detyrueshëm të nenit 37, në lidhje me nenin 3, paragrafi 1.72 të Ligjit për Energjinë Elektrike, në përputhje me nenin 3, duke e sqaruar se e drejta për shërbime universale u takon konsumatorëve familjarë dhe vetëm ndërmarrjeve të vogla që i plotësojnë kriteret ligjore për numrin e punonjësve dhe qarkullimin vjetor”.
“ZRrE vazhdon zbatimin e ligjit për energjinë elektrike, ashtu si është interpretuar nga Gjykata Supreme, pa zgjerim dhe pa përkufizim përtej kritereve të përcaktuara. Ky vendim është deklarativ dhe konstatues të natyrës, dhe nuk krijon, ndryshon apo shfuqizon të drejta apo detyrime të reja për konsumatorët apo për pjesëmarrësit në treg. Ky vendim nuk ka efekt retroaktiv dhe nuk ndikon në vlefshmërinë e marrëdhënieve juridike të detyruara bazuar në legjislacionin në fuqi. Ky konstatim bëhet vetëm për qëllim të qartësimit institucional dhe transparencës juridike pa krijuar efekte të reja normative”, tha ai.

