Die. Tet 19th, 2025

Zhduket një i moshuar në Klinë, policia kërkon ndihmë për gjetjen e tij

Drejtoria rajonale e policisë në Pejë ka publikuar fotografinë e 71-vjeçarit Ismet Millaku, i cili raportohet se është zhdukur.

Millaku është nga fshati Ujmir i Klinës,

Duke publikuar fotografinë dhe përshkrimin e pamjes së tij, policia po kërkon nga qytetarët të ndihmojnë në gjetjen e Millakut.
Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor” thuhet në njoftim.

Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: info@kosovopolice.com

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *