Kryetari i Aleancës në Prishtinë, njëheresh edhe anëtar i kryesisë së këtij subjekti, Kreshnik Smajlaj ka reaguar pas zgjedhjes së presidentes së re të Kosovës.
Smajlaj ka thënë se Bekim Sejdiu dhe Justina Shiroka-Pula dallojnë vetëm me gjini, dhe sipas tij, kurrfarë dallimi tjetër s’kanë.
“Poshtërimi që po u bëhet qytetarëve të Kosovës, duke i maltretuar me muaj të tërë për ta zgjedhur një presidente koti në sekondat e fundit, tregon mjaftueshëm për këtë klasë politike”, shkruan Smajlaj.

