Vigan Qorolli, zëvendësministër në detyrë i Drejtësisë, në Debat Plus në RTV Dukagjini ka thënë se nuk ka certifikatë sigurie për të parë informacionet e dhëna nga AKI ministres Albulena Haxhiu për gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Laban.
“Mos e kërkoni këtë përgjigje prej meje sepse nuk kam certifikatë sigurie dhe nuk e kam parë dokumentin…”, ka thënë ai.
“Me sa kam dëgjuar, e kam me të dëgjuar se edhe Oda e Avokatëve të Kosovës ka refuzuar që ta emërojë atë avokat”, ka shtuar ai.
Qorolli tutje ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Gjykata Kushtetuese duhet ta shpallë Kuvendin të ligjshëm në bazë të komenteve të tyre të dërguara, ndërsa ka theksuar se nënshkrimi i deputetit goran, Adem Hoxha, i dhënë për Listën Serbe, sipas tij është i paligjshëm ose duhet të konstatohet si i tillë nga Kushtetuesja, meqë ai përfaqëson një komunitet tjetër. Nga ana tjetër, janë deputetët e tjerë të komuniteteve minoritare që kanë votuar për nënkryetaren e Kuvendit, Emilia Rexhepi.
“Kuvendi duhet të shpallet i konstituar për këto arsye që i përmenda, sepse në këtë rast kemi të bëjmë me një keqpërdorim të së drejtës, që është një prej parimeve kryesore të së drejtës publike dhe në këtë rast edhe të së drejtës kushtetuese”, ka theksuar ai.
“Lista Serbe, duke e shteruar këtë mjet, ju e dini që kryetari i zgjedhur i Kuvendit, z. Basha, u ka kërkuar disa herë dhe ata, me insistimin e pafund për Slavko Simiqin, e kanë shteruar këtë të drejtë”, ka thënë ndër të tjera Qoroll