Mër. Tet 22nd, 2025

Zelensky udhëton drejt Suedisë, për të përforcuar mbrojtjen e Ukrainës

FILE - President Volodymyr Zelenskyy speaks to the media during a briefing at the Khmelnytskyi Nuclear Power Plant, Ukraine, Thursday, Feb. 13, 2025. (AP Photo/Alex Babenko, File)

Të paktën dy persona kanë vdekur në Kiev dhe 13 të tjerë janë plagosur në Zaporizhia pas sulmeve ruse në Ukrainë mbrëmjen e djeshme, thanë autoritetet lokale.

Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dniepër dhe në qytetin portual të Izmail.

Moska nisi një sulm ajror në shkallë të gjerë kundër Ukrainës mbrëmë, me shpërthime që tronditën Kievin dhe qytete të tjera në të gjithë vendin.

Sulmet erdhën menjëherë pasi Ukraina nisi raketat “Storm Shadow” kundër Rusisë.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Kievit sulmi goditi uzinën kimike të Bryanskut, e cila prodhon komponentë kryesorë për raketat ruse.

Banorët e Kievit dëgjuan shpërthime në qytet rreth orës 1:10 të mëngjesit sipas kohës lokale, menjëherë pasi forcat ajrore lëshuan një paralajmërim për raketa.

Disa shpërthime të tjera ndodhën afërsisht 30 minuta më vonë. Shpërthime u raportuan gjithashtu në Dnipro, Zaporizhzhia dhe qytetin portual të Izmail.

Ndërkohë presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky do të udhëtojë sot për në Suedi dhe të dy vendet do të bëjnë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes, tha Qeveria e Stokholmit në një deklaratë këtë mëngjes.

Zelensky dhe kryeministri suedez Ulf Kristersson do të takohen në qytetin Linkoping, selinë e grupit të mbrojtjes Saab, i cili prodhon avioninë luftarakë “Gripen”.

“Pas takimit, Kristersson dhe Zelensky do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp për të bërë një njoftim mbi eksportet e mbrojtjes”, tha Stokholmi.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *