I dërguari special i SHBA-së, Steve Witkoff deklaroi se bisedimet midis Ukrainës dhe Rusisë kanë sjellë përparim domethënës, për t’i dhënë fund luftës.
Të dyja palët po përgatiten për ditën e dytë të negociatave në Gjenevë që pritet të mbahet sot.
“Suksesi i presidentit Trump në bashkimin e të dyja palëve të kësaj lufte ka sjellë përparim domethënës dhe ne jemi krenarë që punojmë nën udhëheqjen e tij për të ndaluar vrasjet në këtë konflikt të tmerrshëm”, ka shkruar Witkoff në platformën X.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kohët e fundit ka sugjeruar se i takon Ukrainës të sigurojë që bisedimet në Zvicër të jenë të suksesshme, pa përmendur Rusinë.
Ndërsa Zelensky ka thënë vazhdimisht se vendit të tij po i kërkohet të bëjë kompromise joproporcionale krahasuar me Rusinë.

