Tre persona janë arrestuar për një tentativë vrasjeje në Podujevë, ditën e djeshme.
Viktima dyshohet se është sulmuar me thikë. Ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, bën të ditur Policia e Kosovës.
Në këtë rast janë arrestuar tre persona, ndërsa gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta –thika. Dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt.
“Është pranuar një informatë për përleshje mes disa personave. Në vendin e ngjarjes është hasur viktima mashkull kosovar i lënduar, i cili dyshohet se është lënduar me një mjet i mprehtë-thikë, dhe ai është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku gjatë kontrollit te të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy mjete të mprehta –thika. Me vendim të prokurorit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i treti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.

