Enj. Tet 29th, 2026

Vrasja e Arlinda Zekajt, KPK suspendon edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri

Prishtinë- Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, ka suspenduar nga ushtrimi i detyrës zyrtare edhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, si dhe ka vendosur të nisë procedurë disiplinore ndaj saj.

Burime bëjnë të ditur se vendimi erdhi pas rekomandimit të Kryeprokurorit të Shtetit, Zejnullah Gashi. Në këtë takim, Këshilli suspendoi edhe Kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj. Për të dyja, u themeluan panelet hetimore.

Kujtojmë se Nallbani-Gacaferri- ishte prokurore e rastit të tani të ndjerës Arlinda Zekaj, njëherësh koordinatoren për raste të dhunës në familje.

Vendimi i Këshillit u mor në takimin e jashtëzakonshëm të enjten, nën udhëheqjen e kryesuesit Arian Gashi.

Ky vendim vjen pas vrasjes së Arlinda Zekajt më 25 tetor 2025, pas kërkesave të njëpasnjëshme të saj për mbrojtje nga shteti, në luftën e saj për kujdestarinë e djalit.

Postime të Ngjashme