Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia me anë të një njoftimi në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se ka nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
Vitia është zotuar se ky projeKt do të finalizohet brenda 30-muajve.
“Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24-milionë eurosh”, ka shkruar mes tjerash ai.
Njoftimi i tij i plotë:
Kam nënshkruar kontratën për vazhdimin e punimeve në Spitalin e Ferizajt.
Pas shumë sfidave dhe vështirësive të trashëguara e të reja, ky projekt do të finalizohet brenda 30-muajsh.
Ky është një projekt shumë i rëndësishëm për këtë rajon, që do të realizohet sipas standardeve më të larta të infrastrukturës spitalore, me një kosto prej 24-milionë eurosh.
Urime për të gjithë qytetarët e Ferizajt për këtë projekt të shumëpritur.
KLIKO KETU PER POSTIMIN E PLOTE

