Mër. Shk 4th, 2026

Virusi “Nipah” alarmon botën, Naser Ramadani tregon a rrezikohet Kosova

Mjeku kosovar, Naser Ramadani, nga Instituti i Shëndetësisë Publike ka shkruar për virusin e njohur si “Nipah” që është përhapur në Indi.

Ramadani ka thënë se në Evropë, Kosovë dhe Shqipëri rreziku nga ky virus është shumë i ulët.

Ai ka bërë të ditur se në Kosovë e Shqipëri nuk jeton lloji i lakuriqëve të cilët e përhapin.

“Nipah është një virus që mund të kalojë nga kafshët te njerëzit.Burimet më të shpeshta të infeksionit janë lakuriqët e frutave (familja Pteropodidae) të cilat lloje nuk gjenden te ne!Lakuriqët në Shqipëri dhe Kosovë quhen hundëpatkua i vogël (Rhinolophus hipposideros) dhe janë insektivore, që do të thotë se ushqehen kryesisht me insekte dhe molusqe të vogla dhe nuk hanë fruta”, ka shkruar ai.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *