Hën. Jan 19th, 2026

Vetaksident në Vitomiricë të Pejës, dy të mitur të lënduar

Një vetaksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:45 në fshatin Vitomiricë, komuna e Pejës, ku si pasojë janë lënduar dy persona të mitur. Burime kanë treguar se të miturit nuk kishin patent shofer dhe se te njëjtit janë dërguar në spitalin rajonal të Pejës.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka bërë të ditur se policia është njoftuar në orën 12:45 për rastin.

“Sot rreth orës 12:45 policia është njoftuar për një vetaksident në Vitomiricë. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me rastin. Për momentin nuk kemi më shumë informacione,” ka deklaruar Gashi

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *