Mër. Shk 4th, 2026

Vendosen tabelat shqip në Komunën e Leposaviqit

Në hyrje-daljen e Komunës së Leposaviqit janë vendosur tabelat në gjuhën shqipe.

Ato në gjuhën serbe dhe me shkrimin cirilik janë zëvendësuar me tabelat në shqip me shkronja të mëdha.

Poshtë tyre janë tekstet në gjuhën serbe, rëndom si në komunat tjera, raporton IndeksOnline.

Vendosja e tabelave mirëseardhëse dhe që sinjalizojnë territorin e Komunës së Leposaviqit është bërë nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Teksa njëra tabelë uron mirëseardhjen, tjetra uron “udhëtimin e mbarë”.

Tabelat e vendosura sot janë bërë në përputhje me ligjet e Republikës së Kosovës

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *