Pre. Nën 21st, 2025

Vendimi për pezullimin e Ballukut, Rama: Do ta mbrojmë pavarësinë e Qeverisë në Kushtetuese

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tha se vendimi i Gjykatës së Posaçme për të pezulluar nga detyra zëvendëskryeministren Belinda Balluku është “shkelje arbitrare e kompetencave të ekzekutivit”.

Në konferencën për mediat pas samitit me vendet e rajonit, Rama u shpreh se qeveria e tij do të respektojë vendimin e GJKKO-së, raporton Euronewsalbania.

“S’ka ndodhur kurrë që një prokuror dhe gjykatës të pezullojnë nga detyra një anëtare qeverie, por, nëse një prokuror special dhe gjykatës i shkallës së parë speciale kanë vendosur të pezullojnë një ministër, cenimi i funksionimit të pushtetit tjetër të pavarur duke marrë kompetencat e kryeministrit, presidentit dhe Parlamentit, zgjedhja jonë në raport me këtë fakt, është strategjikja si gjithmonë. Për ta ruajtur dhe për ta mbështetur pavarësinë e gjyqësorit.

“Ne nuk mund t’i përgjigjemi një arbitrariteti të këtyre masave me asnjë lloj të këtij arbitrariteti. As nuk do të angazhohemi larg qoftë me asnjë betejë politike-retorike me drejtësinë, por do të vazhdojmë me pavarësinë tonë. Do e respektojmë pezullimin e ministres dhe do të kërkojmë mbrojtjen e pavarësisë së funksionimit të cenuar të qeverisë vetëm te drejtësia në gjykatën kushtetuese. Këta jemi ne, ky jam unë dhe kështu do të jetë deri në fund për privilegjin që do qeverisë Shqipërinë që ta bëj pjesë të BE-së”, tha Rama.

Rama tha se një nga arsyet pse Shqipëria ka hapur të gjithë grupkapitujt është sepse vendi po lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Ai theksoi se vendi është në një epokë të re përshkak të qeverisë që ai drejton. Sipas tij pavarësia e gjyqësorit është një risi dhe ka zhvillime pozitive

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *