Qeveria reagon pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e dekretit për shpërndarjen e Kuvendit Qeveria ka reaguar pas vendimit të Gjykata Kushtetuese e Kosovës për vendosjen e masës së përkohshme lidhur me dekretin për shpërndarjen e Kuvendi i Kosovës, duke theksuar se ky vendim pezullon zbatimin e dekretit deri në shqyrtimin e plotë të çështjes në merita.
Në një komunikatë për media, Qeveria bëri të ditur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese krijon hapësirë që rasti të trajtohet në mënyrë të plotë dhe në përputhje me rendin kushtetues dhe parimet e funksionimit demokratik të institucioneve.
Sipas njoftimit, vendi tashmë ndodhet në një periudhë pritjeje prej rreth tre javësh, gjatë së cilës një sërë marrëveshjesh dhe vendimesh të rëndësishme për qytetarët vazhdojnë të mbeten pa miratimin e Kuvendit.
Qeveria thekson se pret që vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese të sjellë qartësi të plotë mbi këtë çështje dhe të përcaktojë standardin kushtetues, në mënyrë që në të ardhmen institucionet dhe qytetarët të mos përballen me pengesa të tilla serioze në funksionimin institucional.
Në komunikatë thuhet se vendimi final i Gjykatës pritet të ndikojë drejtpërdrejt në qartësimin e procedurave kushtetuese që lidhen me shpërndarjen e Kuvendit dhe funksionimin e institucioneve shtetërore
Kliko ketu per postimin e plote

