Sht. Shk 14th, 2026

Vëllaznimi shënon fitore ndaj Sigal Prishtinës

Vëllaznimi ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Sigal Prishtinës, në kuadër të javës së 20-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Në një ndeshje të zjarrtë në palestrën “Shani Nushi” në Gjakovë, rezultati përfundimtar ishte 74-69, shkruan IndeksOnline.

Te skuadra gjakovare u dallua Yor Aneji me 24 pikë, ndërsa Jericole Hellems kontribuoi me 21 pikë.

Në anën tjetër, te Sigal Prishtina më efikasi ishte Adrio Bailey me 23 pikë, i ndihmuar nga Elijah Clarance me 19 pikë dhe 7 kërcime, por që nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Në momentet vendimtare, Vëllaznimi u tregua më i saktë nga vija e gjuajtjeve të lira, duke ruajtur avantazhin minimal deri në fishkëllimen përfundimtare për rezultatin 74-69.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *