Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 20:30 në Bresje të Fushë Kosovës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënës policja për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku ka bërë të ditur se një vetura ka goditur një këmbësor, ku si pasojë e aksident ka humbur jetë.
Ahmeti ka njoftur se vdekjen e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Sot rreth orës 20:30, kemi pranuar informatën se në Bresje të Fushë Kosovës, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident ka qenë i përfshirë një automjet dhe një këmbësor.
Si pasojë e aksidentit këmbësori ka mbetur i vdekur. Vdekja e viktimës (mashkull) është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, ka thënë Ahmet

