Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Treboviq të Pejës, ku një fëmijë 3-vjeçar ka humbur jetën.
Lidhur me rastin është deklaruar edhe Driton Rugova, zyrtar për informim në Policinë Rajonale të Pejës.
Ai ka bërë të ditur se më 29 shtator 2026, rreth orës 09:30, Policia është njoftuar nga Emergjenca e Spitalit Rajonal në Pejë se ishte pranuar një fëmijë pa shenja jete.
“Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, në fshatin Treboviq-Pejë, si dhe në Spitalin Rajonal në Pejë, me qëllim të sqarimit të rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, ka bërë të ditur Rugova.
Për rastin është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, ndërsa me urdhër të tij, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.
Policia po vazhdon sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

