Sht. Tet 25th, 2025

Vazhdojnë kërkimet për të riun nga Tropoja Florjan Tabakun

Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim ka filluar sërish operacionin për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja e Shqipërisë, person me nevoja të veçanta, i cili është raportuar i zhdukur më 20 tetor në Kosovë.

Postimi i plotë:

Sot, më 23.10.2025, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, është duke zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e personit Florijan Tabaku nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga 20.10.2025 në territorin e Kosovës.

KËRKIMET VAZHDOJNË DERI NË NJË NJOFTIM TË RRADHËS!

Ekipet e angazhuara kanë zhvilluar kërkime intensive në terren të vështirë dhe kushte atmosferike të ftohta, duke demonstruar bashkëpunim dhe përkushtim të lartë profesional.

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *