Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, ka nxjerrë urdhëresë për ndalimin e përdorimit të mjeteve piroteknike në vendet e hapura publike.
Urdhëresa vlen nga data 20.12.2025 deri më 03.01.2026, përjashtim bën data 31.12.2025 nga ora 23:00 deri në orën 00:30 të datës 01.01.2026.
Personat që bien në kundërshtim me këtë urdhëresë do të ndëshkohen sipas legjislacionit në fuqi.

