Sht. Sht 27th, 2025

Uran Ismaili prezanton sonte zgjidhjet për Tophanën: Çerdhe të re dhe bulevard të ri

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, sot do të ndalet në lagjen Tophane ku ka ftuar qytetarët t’i bashkohen për të parë prezantimin e zgjidhjeve të tij konkrete për këtë pjesë të kryeqytetit. Ai tha se “Tophanja edhe është shumë afër qendrës për të qenë kaq larg vëmendjes komunale”.

Projektet identifikuese të Ismailit për lagjen Tophane përfshijnë:

Rishikimin e planit të lagjes
Ndërtimin e një çerdheje të re
Ndërtimin e Qendrës së re komunitare për rigjallërimin e lagjes
Rregullimin e kabllove elektrike
Legalizimin e pronave
Restaurimin e klubit të boksit
Ndërtimin e një bulevardi modern me fasada të reja për vendosjen e identitetit të lagjes
Ndërtimin e trotuareve dhe shtigjeve të ecjes për këmbësorë
“Ju pres sonte te hapësira publike mes Remix dhe Albi Market në ora 19:00, ku do të flasim për projektet e mia konkrete për lagjen Tophane,” tha Ismaili.

Ky tubim vjen si vazhdimësi e takimeve që kandidati ka zhvilluar gjatë ditëve të fundit në lagje dhe fshatra të ndryshme të kryeqytetit, ku deri tani ka prezantuar projektet për Kodrën e Trimave, Dardaninë, Hajvalinë, Bregun e Diellit dhe Bardhoshin.

Video e plotë: https://www.facebook.com/share/r/1FWS3dF7LH/?mibextid=wwXIfr

Postime të Ngjashme

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *